Ndalohet një person pasi dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur në Gjilan

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 22:30
Ndalohet një person pasi dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur në Gjilan

Në Gjilan, raportohet se është dhunuar një vajzë e mitur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë rast është ndaluar për 48 orë një person i rritur.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, tha se policia ka pranuar informata për rastin e këtij dhunimi.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve rajonale me datën 28.08.2023 ka pranuar informacion për një rast ,,Dhunim’’, në të cilin rast viktima e rastit është e moshës së mitur. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për të mitur me urdhër të së cilit një i dyshuar i moshës madhore është ndalur në mbajtje për 48 orë”, tha Hashani.

(Kosova Sot Online)