Kurti: Ne kemi nevojë për njohje reciproke me Serbinë

  • A.P /
  • 28 August 2023 - 22:50
Kurti: Ne kemi nevojë për njohje reciproke me Serbinë

Pas takimit që e kishte me Miroslav Lajçakun, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

a thënë se kanë nevojë për për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe njohje reciproke, de-jure dhe de-facto me Serbinë.

“Diskutuan mundësinë për takimin e radhës të nivelit të lartë në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Themelore. Me procesin e ri-fokusuar të zgjerimit të BE-së, ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe njohje reciproke, de-jure dhe de-facto”, ka shkruar Kurti në Twitter, të hënën.

Çka tha Lajçaku?

Lajçak ka treguar se po paralajmërohet një takim i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit shtator.

Qëllimi i takimit do të jetë normalizimi i marrëdhënieve si dhe zbatimi i deklaratës së 3 qershorit, një marrëveshje mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për hapat që Qeveria e Kosovës duhet t’i ndërmarrë për depërshkallëzimin e situatës në Veri.

”Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti  sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e Takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës  të 3 qershorit”, ka shkruar Lajçak në Twitter. 

(Kosova Sot Online)