Sot pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh në Kosovë

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 07:53
Sot pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh në Kosovë

Sot në Kosovë moti do të jetë me diell dhe vranësira, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të zhvillohen dhe të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten konstante me temperaturat e ditëve të fundit.

(Kosova Sot Online)