Ekonomisti kosovar: Nuk ka rritje ekonomike, sepse nuk ka investime

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 08:11
Ekonomisti kosovar: Nuk ka rritje ekonomike, sepse nuk ka investime

Ekonomisti, Mustafa Kadriaj, ka thënë që nuk mund të ketë pasur zhvillim ekonomik në Kosovë pa pasur investime, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këto komente të tij vijnë pas pohimeve të qeverisë që Kosova ka shënuar rritje në aspektin e ekonomisë.

“Nëse Kosova është orientuar në ekonominë e tregut, ne gjithmonë presim që nga ana e investimeve të kemi rritje ekonomike. Pra nuk kemi investime sepse pikërisht këtë vit deri në muajin e gjashtë të këtij viti, ju e dini, edhe opinioni duhet ta dijë që ministritë të cilat i prekin në pjesën e ekonomisë do të thotë, ministria e Financave, ministria e Tregtisë, ministria e Zhvillimit Ekonomik këto të gjitha e kanë harxhuar buxhetin pa kaluar shifrat dyshifrore, Katër pesë gjashtë shtatë, pra deri në qershor, ndërsa i kanë metë edhe gjashtë muaj, që nuk i ka as gjashtë muaj që ta shpenzojë pjesën tjetër të buxhetit”, ka thënë Kadriaj.

(Kosova Sot Online)