Lajçak paralajmëron takim në Bruksel gjatë shtatorit: Kishim një takim të rëndësishëm me Kurtin

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 08:17
 Lajçak paralajmëron takim në Bruksel gjatë shtatorit: Kishim një takim të rëndësishëm me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë takuar dje në Bled të Sllovenisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, për takimin me Kurtin ka shkruar edhe Lajçak.

Ai tha se temë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë për dialog. I dërguari i BE-së paralajmëroi takim në Bruksel gjatë shtatorit.

“Kishim një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të Dialogut në shtator me fokus në normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së 3 qershorit”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)