Harta që mund ta zemërojë Putinin: Rusia ‘njeh’ Kosovën e Ukrainën

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 10:10
Harta që mund ta zemërojë Putinin: Rusia ‘njeh’ Kosovën e Ukrainën

Një hartë e publikuar nga diplomacia ruse e shfaq Ukrainën brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, me pjesët lindore të aneksuara nga rusët pas pushtimit, si dhe me Krimenë.

Po ashtu, kjo hartë e publikuar nga Ambasada e Federatës Ruse në Afrikën e Jugut, e paraqet Kosovën si shtet brenda kufinjve të saj, ndonëse Rusia e mohon shtetësinë e saj.

“Realiteti i botës së re multipolare”, thuhet në përshkrimin e hartës së publikuar nga ambasada ruse në Afrikën e Jugut në platformën X, dikur Twitter.

Qëllimi i statusit ishte të portretizonte BRICS si një organizatë ekonomike në rritje, por në vend të saj, kjo hartë e portretizon Krimenë si pjesë të Ukrainës dhe e “njeh” Kosovën.

(Kosova Sot Online)