Shoferi lëvizi në kahje të kundërt të Autostradës, vozitësi e pëson keq nga Policia e Kosovës me këtë gjobë

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 11:22
Shoferi lëvizi në kahje të kundërt të Autostradës, vozitësi e pëson keq nga Policia e Kosovës me këtë gjobë

Një shofer është gjobitur me 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe ndalim për një vit të drejtimit të mjetit motorik, pasi voziti në kahjen e kundërt të Autostradës Veternik Bresnje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, i njëjti u ndalua gjatë një kontrolli të policisë në Autostradë.

“Lëvizje në kahje të kundërt në Autostradë!

Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në segmentin e autostradës Veternik – Bresje ka hasur në mjetin i cili ishte duke lëvizur në kahje të kundërt, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 1 vit i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)