Sahatçiu dënon dëmtimet tek shtegu i ri i ecjes në Taukbahqe

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 11:43
 Sahatçiu dënon dëmtimet tek shtegu i ri i ecjes në Taukbahqe

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka dënuar dëmtimin e shtegut të ri të ecjes dhe vrapit në Taukbahqe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sahatçiu ka shkruar se i dënojmë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët

Sahatçiu njoftoi se për këtë rast e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës.

“Dëmtime të qëllimshme ende pa përfunduar shtegu i ri i ecjes dhe vrapit në Taukbahqe 🚫🚨🏃🏃‍♀️

Në orët e para të mëngjesit u lajmëruam nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e Taukbahqes janë evidentuar nëntë mbetje të djegjes së shiritëve të punimeve. Me Granit Rugova dhe zyrtarë të sportit e të inspektoriatit të Kryeqytetit pamë dëmtimet dhe lajmëruam policinë.

I dënojmë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët prandaj i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund.

Faleminderit banorëve të lagjes që edhe gjatë inspektimeve sot treguan se si ruhet puna e përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe qytetarët do të shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë”, thuhet në postimin e saj në “Facebook”.

(Kosova Sot Online)