Kurti: Kosovën po e dëmtojnë në aspektin financiar masat e BE-së

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 13:56
Kurti: Kosovën po e dëmtojnë në aspektin financiar masat e BE-së

Për masat e Bashkimit Evropian që janë vendosur ndaj Kosovës si rezultat i veprimeve të Qeverisë Kurti në veri të vendit, ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Bloomberg” të dhënë të hënën në Slloveni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se masat e BE-së po e dëmtojnë Kosovën në aspektin e përkrahjes financiare e materiale, duke përmendur grantet dhe kreditë që Kosova merr nga BE-ja.

Ai ka thënë se po dëmtohen edhe agjencitë shtetërore dhe komuniteti i biznesit.

“Masat po na dëmtojnë në aspektin e mbështetjes financiare dhe materiale të fondeve dhe granteve dhe kredive që marrim nga BE-ja. Po dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”, ka thënë Kurti në “Bloomberg”.

(Kosova Sot Online)