Peach dhe Ahmad takojnë Ivica Daçiqin, tema përparimi i dialogut në nivel të lartë

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 14:17
Peach dhe Ahmad takojnë Ivica Daçiqin, tema përparimi i dialogut në nivel të lartë

Ish-shërbëtori besnik i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq, aktualisht ministër i jashtëm në qeverinë serbe, Ivica Daçiq, edhe gjatë takimit me të dërguarin special të kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, dhe ministrin shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad nga Vimbëlldoni, është përpjekur t’i dezinformojë ata duke pretenduar se “veprimet e njëanshme të Prishtinës po pengojnë rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve”, por se “Serbia mbetet e vendosur në politikën e saj të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon pavarësisht provokimeve”.

Peach dhe Ahmadin e kanë takuar Daçiqin në margjinat e Forumit Strategjik të Bled-it për të diskutuar, çështjen e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, luftës në Ukrainë, si dhe “për tema tjera aktuale”, pretendohet në njoftim.

Gjatë takimit u shpreh interesi për përmirësimin e dialogut politik në nivelin e lartë në periudhën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)