Avokati kosovar: Zyrtarët e arrestuar në MINT, është dashur të pezullohen të nesërmen pas arrestimit

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 14:54
Avokati kosovar: Zyrtarët e arrestuar në MINT, është dashur të pezullohen të nesërmen pas arrestimit

Avokati, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se zyrtarët e MINT të cilët janë arrestuar, duhej të pezulloheshin nga detyra të nesërmen pas arrestimit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Smakiqi, ka marrë shembull edhe rastin e Nagip Krasniqit, duke thënë se bordi i Drejtorëve të KEK-ut menzi e kishte pezulluar.

“Duke vërjetur opurtunizmin perkrahjen e hapur publike te Kryeministrit Albin Kurti ndaj te arrestuarëve dhe kunder sundimit te ligjit, meqë secilin Bord te Drejtorëve dhe Zyrtar te Lartë e kontrollon ata po trimërohen nën mbështetjen e tij dhe as qe zbatojnë dispozitat e detyrueshme ligjore (Jus Cogens) duke degraduar sistemin juridik te Kosoves”, ka shkruar avokati Smakiqi.

(Kosova Sot Online)