Shkodrani tenton të vrasë qenin endacak, plagos me armë një person

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 15:29
Shkodrani tenton të vrasë qenin endacak, plagos me armë një person

Sot një 54-vjeçar në Shkodër gjatë tentativës për të vrarë një qen endacak, ka plagosur me armë zjarri aksidentalisht një person tjetër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky i fundit ka marrur ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu, një kafshë endacake (qen), ka dëmtuar aksidentalisht, shtetasin P. M., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë” informoi sot policia e Shkodrës.

(Kosova Sot Online)