Dogana e Kosovës zbulon sasi të barnave të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia në një automjet

  • E.K /
  • 29 August 2023 - 15:41
Dogana e Kosovës  zbulon sasi të barnave të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia në një automjet

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me barna, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Doganës, në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia, në një automjet të dyshuar.

Mallrat ekontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvajtje kanë filluar.

“Prishtinë 29 gusht 2023, në Regjionin e Prishtinës, Dogana e Kosovës, e përkrahur nga Policia e Kosovës, ka ndaluar një automjet të dyshuar. Në këtë rast është zbuluar një sasi e konsiderueshme barnash të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia.

Mallrat ekontrabanduara janë konfiskuar dhe procedurat ligjore kundër personave të përfshirë në këtë kundërvaje kanë filluar. Dogana e Kosovës, së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe në ruajtjen e shëndetit të popullsisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)