Fatos Nano shtrohet në spital

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 16:09
Fatos Nano shtrohet në spital

Lideri historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Burime bëjnë me dije se ish-kryeministri shqiptar, 70-vjeç, është shtruar në një spital privat në Tiranë.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion, por ende nuk dihen shkaqet shëndetësore dhe arsyeja e komplikacioneve.

(Kosova Sot Online)