Në Prishtinë një qen endacak kafshon një fëmijë

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 19:00
Në Prishtinë një qen endacak kafshon një fëmijë

Sot në sheshin ”Ibrahim Rugova“, në Prishtinë, një qen endacak e ka kafshuar në këmbë një fëmijë, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Raportohet se fëmija do të pësonte më shumë dëme trupore nëse nuk do të ndërhynin njerëzit për rreth.

Komuna e Prishtinës ka vite që përballet me qentë endacakë, ndërkaq kjo problematikë është edhe pjesë e fushatave zgjedhore para çdo palë zgjedhjeve lokale në kryeqytet.

Image

(Kosova Sot Online)