Rukiqi: Për promovimin e ekonomisë së Kosovës nuk është dhënë asnjë cent nga Qeveria e Kosovës

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 19:40
Rukiqi: Për promovimin e ekonomisë së Kosovës nuk është dhënë asnjë cent nga Qeveria e Kosovës

Për promovimin e ekonomisë së Kosovës ne ”The Economist“ nuk është dhënë asnjë cent nga Qeveria e Kosovës, ka deklaruar Berat Rukiqi, ish-kryetar i Odës Ekonomike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

”The Economist“ publikoi një artikull për Kosovën teksa fliste për sukses ekonomik, artikulli u shpërndah nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvedosje, duke thënë se kjo është meritë e Qeverisë Kurti. Por revista tregoi se artikulli nuk është i krijuar nga ta, duke njoftuar publikun për sponsorisim.

”The Economist, është rezultat i një Memorandumi të nënshkruar, nga Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhs Projekti i USAID, Kosovo Compete, në dhjetor të vitit 2021“, ka thënë Rukiqi.

Ai ka treguar se Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar të pagujë për këtë promovim.

”Pavaresisht qëllimit të mirë, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka pranuar të paguaj asnjë cent për këtë promovim“, ka shtuar Rukiqi.

Lajmi për këtë memoranduam ishte dhënë nga Kosovo Export Netëork, në vitin 2021.

”Odat dhe organizatat kryesore të biznesit kanë bashkuar forcat për të promovuar ndërkombëtarisht eksportin dhe potencialin investues të sektorit privat të Kosovës! Javën e kaluar, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe USAID Kosova Compete Activity, bashkëpunuan për të zbatuar një program për marrëdhënie me publikun për të përmirësuar perceptimet ndërkombëtare për Kosovën si një vend me biznes të qartë, investime. dhe mundësitë e eksportit. Përmes aktiviteteve të ndryshme, programi synon të zgjerojë vetëdijen dhe të ndikojë në një ndryshim pozitiv në perceptimet e jashtme për Kosovën, të forcojë lidhjet e biznesit dhe eksportit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të huaj të biznesit, dhe të forcojë rolin e organizatave mbështetëse të biznesit si partnerë të rëndësishëm promovues dhe agjentë të ndryshimit“, ishte thënë në njoftim. 

(Kosova Sot Online)