Vrasja në Bon Vivant: Lirohen nga paraburgimi dy të dyshuar

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 21:00
Vrasja në Bon Vivant: Lirohen nga paraburgimi dy të dyshuar

Janë liruar nga masa e paraburgimit, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, të dyshuar për vrasjen e 4 gushtit në “Bon Vivant”, ku si pasojë e të shtënave me armë vdiq 39-vjeçari K.R.,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar  Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Me kërkesë të Prokurorisë, janë liruar nga masa e paraburgimit dy të dyshuarit, pasi kanë pushuar kushtet për caktimin e kësaj mase”, konfirmoi Gashi.

(Kosova Sot Online)