Kurti për aktivitetin në Slloveni: Dukej sikur vjeshta kishte ardhur më herët ne Bled

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 21:46
Kurti për aktivitetin në Slloveni: Dukej sikur vjeshta kishte ardhur më herët ne Bled

Kreu i ekzekutivit kosovar Albin Kurti, ka shkruar në Facebook, të martën për aktivitetin e tij në Forumin e Bledit të mbajtur në Slloveni,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

”Dukej sikur vjeshta kishte ardhur më herët”, kështu e shpjegon Kurti.

Ai kishte një mori takimesh të nivelit të lartë, po ashtu edhe një debat me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, të cilës i tha se “Serbia nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe Putini”.

”Diskutimet dhe shkëmbimet mbi bashkëpunimin rajonal, sigurinë e kontinentit dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nga samiti i javës së kaluar në Athinë, i vijuam edhe në Forumin Strategjik të Bledit të Sllovenisë”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

Ai ka folur edhe për mesazhet që u dhanë, për vlerat e parimet e përbashkëta në mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE).

”Me mesazhet për BE-në të një unioni vlerash dhe parimesh të përbashkëta, kërkesën që Ballkani Perëndimor të fokusohet në reforma dhe sundim të ligjit dhe vizionin e ofruar për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor deri më 2030, përmbyllëm pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit me më shumë shpresë e besim për të ardhmen e ndritur të Republikës tone”, ka thnëë Kurti.

Forumi i Bledit kishte për qëllim temën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. 

(Kosova Sot Online)