Osmani, Konjufca e Kurti sot marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 08:19
 Osmani, Konjufca e Kurti sot marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti, do të marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ata do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, në orën 10:00.

Kjo është bërë e ditur për media nga Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Presidencës.

“Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, organizojnë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës”, bën të ditur njoftimi i ZKM-së.

(Kosova Sot Online)