Konjufca sot do të takohet me ambasadorin e ri të Kuvajtit

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 08:21
Konjufca sot do të takohet me ambasadorin e ri të Kuvajtit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot të takohet me ambasadorin e Kuvajtit, Faisal Al Musaileem, përcjell “Kosova Sot Online”.

Takimi pritet të nisë nga ora 11:00 dhe do të mbahet në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Kuvajtit në Kosovë, Faisal Musaileem.

Në këtë takim, presidentja shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes edhe në të ardhmen nga ky shtet.

(Kosova Sot Online)