Pupovci: Mund të ketë keqpërdorime me subvencionimin e librave

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 08:33
Pupovci: Mund të ketë keqpërdorime me subvencionimin e librave

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka folur lidhur me subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se mund të ketë edhe keqpërdorime.

Ai thotë se duhet të verifikohen fëmijët, se mund të ekzekutohen mjetet gabimisht.

Tutje, ai ka shtuar se mund që të ndodhë që mjetet t’i paguhen edhe dikujt që nuk i ka fëmijët në shkollë.

“Në çdo shoqëri dhe në të gjitha rrethanat ka hapësirë për keqpërdorime. Në situatën ideale do të duhej verifikuar paraprakisht aplikimet, në kuptimin nëse fëmijët vërtetë janë të regjistruar në shkollën e specifikuar nga aplikuesi. Por, në situatën e tanishme nuk besoj se ka kushte për verifikim të tillë, prandaj mund të ndodhë që mjetet t’i paguhen edhe dikujt që nuk i ka fëmijët në shkollë. Duhet verifikuar nëse fëmija i prindit që e ka marrë pagesën është i pajisur me tekste dhe mjete mësimore”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)