Kroacia ka rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën në anëtarësimin në organizatat euro-atlantike

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 10:37
Kroacia ka rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën në anëtarësimin në organizatat euro-atlantike

Kroacia ka rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën në anëtarësimin në organizatat euro-atlantike dhe zhvillimin e FSK-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka përsëritur ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Mario Banožić, i cili ka uruar Ekrem Maqedoncin për marrjen e detyrës në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës

“Në letrën e Ministrit Banožić vlerësohet partneriteti i shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy shteteve bazuar në respekt dhe mirëkuptim. Ndërsa theksohet mbështetja e fuqishme e Kroacisë për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat euro-atlantike, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes shkëmbimit të eksperiencës, dijes dhe ofrimit të trajnimeve e edukimit ushtarak”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

(Kosova Sot Online)