Osmani kërkon trysni nga ndërkombëtarët që Serbia t’i hap arkivat

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 10:43
Osmani kërkon trysni nga ndërkombëtarët që Serbia t’i hap arkivat

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ka bërë sot bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja Osmani, tha se Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen e arritur në Bruksel për hapje të arkivave.

“Të zhdukurit me dhunë janë plaga dhe dhimbja më e madhe e vendit tonë. Në fillim të këtij viti u arrit një marrëveshje në Bruksel për t’i hapur Serbia arkivat për të zhdukurit, dhe përkundër kërkesën sonë që të bëhet në fillim të qershorit një kërkesë në drejtim të presidentit Vuçiq, fatkeqësisht Serbia vazhdon ta shkelë marrëveshjen”, u shpreh Osmani.

(Kosova Sot Online)