Deklarata e Klinakut për vrasjen e Kurtit, Feraj: Qeverisja ndryshohet me votim nga populli jo me metodat e Vuçiqit dhe Putinit

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 11:13
Deklarata e Klinakut për vrasjen e Kurtit, Feraj: Qeverisja ndryshohet me votim nga populli jo me metodat e Vuçiqit dhe Putinit

Zyrtari i VV’së, Hysamedin Feraj, ka reaguar pas deklaratave të ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL’së së UÇK’së, Faton Klinaku, i cili tha se “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Feraj ka shkruar se Klinaku e njollos emrin e OVL të UÇK’së.

Feraj ka shkruar se Qeveria dhe qeverisja për popullin e nga populli ndryshohet me votë e jo me metoda të Vuçiqit e Putinit.

“Klinaku njollos emrin e OVL-UÇK-së: OVL duhet të ruaj nderin dhe lavdinë që ia këshillon emri i vet, duke mos u përfaqësuar me emrin Faton Klinaku. Përndryshe, e mbajnë në krye, shef të tyre, dhe pastaj do të ankohen: – Po gjykohet OVL-UÇK-ja për nxitje të terrorizmit politik, nëse motivi është “politik-patriotik”! – Ose më keq: për “elementë të organizatës mafioze”, nëse motivi është fitimi i parave, me vrasje! Qeveria dhe qeverisja për popullin e nga populli ndryshohet me votim nga populli, jo me metodat e Vuçiqit e të Putinit”, ka shkruar Feraj.

(Kosova Sot Online)