Një degë e OVL-UÇK’së distancohet nga deklarata e Klinakut për Kurtin

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 11:20
Një degë e OVL-UÇK’së distancohet nga deklarata e Klinakut për Kurtin

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has është distancuar nga deklarata e udhëheqësit të saj, Faton Klinakut, kundër kryeministrit Albin Kurti, ku Klinaku mbrëmë tha se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“OVL UÇK në Has do të respektoj Qendrën OVL-Prishtinë për të Gjitha Vendimet. Por Dega_ OVL UÇK HAS distancohet nga Një deklaratë e Ushtruesit të Detyrës Z. Faton Klinaku ku përmendet vrasja e kryeministrit të Kosovës”, thuhet në reagim.

“OVL UÇK HAS është në Mbështetje të të gjithave instutucioneve të Republikes së Kosovës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)