Ambasadori Al Musaileem: Marrëdhëniet Kosovë-Kuvajt janë të shkëlqyera
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Kuvajtit, Faisal Al Musaileem, përcjell “Kosova Sot Online”
Al Musaileem tha se krerët e dy shteteve duhet të punojnë në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kuvajtit janë të shkëlqyera. Liderët e dy shteteve duhet t’i zhvillojnë ato në të gjitha sferat sidomos në fushën e parlamenteve”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)
