Në Serbi konfiskohen 112 ton cigare, të dërguara përmes Malit të Zi

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 13:56
Në Serbi konfiskohen 112 ton cigare, të dërguara përmes Malit të Zi

Doganierët e Serbisë kanë konfiskuar rreth 111 milionë cigare në vlerë rreth 15,5 milionë euro nga një depo doganore në Beograd,përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç konstatohet nga hetimi doganor, cigaret janë dorëzuar me kamionë nga Mali i Zi që nga viti 2019 dhe janë sekuestruar për shkak të dokumentacionit jo të besueshëm, të dhënave të pasakta për mallrat dhe kompanitë pjesëmarrëse në procedurat e tregtisë së jashtme, disa prej të cilave nuk ekzistojnë në regjistrat e atyre kompanitë.

Në vendimin përfundimtar të Ministrisë së Financave janë vërtetuar vendimet e organeve doganore për konfiskimin e mallit, i cili do të asgjësohet në procedurën e përcaktuar me ligj.

(Kosova Sot Online)