Abrashi: Faton Klinaku ka qenë çdoherë konsistent, vazhdimisht ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj PDK-së

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 14:05
Abrashi: Faton Klinaku ka qenë çdoherë konsistent, vazhdimisht ka deklaruar mbështetjen e tij  ndaj PDK-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, për deklaratën që bëri dje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “Kosova Sot Online”.

Abrashi ka thënë se Klinaku është ndërgjegjja e kulluar e PDK-së dhe fakti që ai ka zgjedhur fjalën “vrasje”, sipas Abrashit, flet shumë.

Ai ka thënë për Klinakun se ai në vazhdimësi ka deklaruar mbështetjen e tij për PDK-në.

“Faton Klinaku ka qenë çdoherë konsistent. Vazhdimisht ka deklaruar dhe deklaron mbështetjen e tij të hapur ndaj PDK-së. Përherë ka vepruar dhe vepron në koordinim të hapur me agjendën politike të PDK-së. OVL në krye me të ishte dhe është instrument politik i PDK-së. Faton Klinaku është ndërgjegja e kulluar e PDK-së, instikti i saj pa mbulesën e gjuhës së matur. Pse ndër mijëra fjalë për të ilustruar një mendim, ai zgjedhi pikërisht fjalën vrasje? Kjo fletë shumë. Është dëshmia e qartë se PDK në regjistrin e saj të metodave ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet”, ka shkruar Abrashi.

(Kosova Sot Online)