Basha për Klinakun: Sa i mjerë, sa e gërditshme, ky po kallzon që ma trimni është me vra Albinin se me dal jashtë vendit!

  • E.K /
  • 30 August 2023 - 15:27
Basha për Klinakun: Sa i mjerë, sa e gërditshme, ky po kallzon që ma trimni është me vra Albinin se me dal jashtë vendit!

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar ndaj deklaratës të ushtruesit të detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Basha ka thënë se Klinaku po “kallzon trimini”, teksa deklaratën e tij e ka quajtur të mjerë e të turpshme.

Tutje, ai tha se është i binudr që çdo ushtarë normal turpërohet se kush e përfaqëson!

Shkrimi i plotë:

Faton Klinaku, kryetari i veteranëve të luftës të UÇK-së, paska thanë, “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova.”

Për disa që po zgjedhin me dal jashtë vendit, ky po kallzon që ma trimni është me vra Albinin se me dal jashtë vendit!

Sa i mjerë, sa e turpshme, sa e gërditshme!

Jam i bindur që çdo ushtarë normal turpërohet se kush e përfaqëson!

(Kosova Sot Online)