Klinaku: Më parë e vras Albin Kurtin sesa iku nga Kosova

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 15:40
Klinaku: Më parë e vras Albin Kurtin sesa iku nga Kosova

Më përpara do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, sesa do ta lëshonte Kosovën, ka deklaruar ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Klinaku, prmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”.

Kreu i OVL të UÇK-së tregoi një bisedë që e ka pasur me votuesin e Kurtit, i cili sipas tij ka thënë se “s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”, ndërsa ai iu ka përgjigjur duke thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Image

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij saqë tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”, shkruan ai.

“I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që  nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”,ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)