Tre policët që ishin rrëmbyer nga Serbia kthehen në punë

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 16:50
Tre policët që ishin rrëmbyer nga Serbia kthehen në punë

Tashmë janë kthyer në punë, tre zyrtarët policorë që ishin rrëmbyer nga Serbia, Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata do të vazhdojnë punën në stacionin ku kanë qenë duke punuar deri në ditën kur u rrëmbyen.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Informimit e Policisë së Kosovës.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Zyrtaret policor të potencuar nga ana juaj, janë kthyer në punë në stacionin përkatës ku kanë punuar më herët”, thuhet në përgjigje.

Rrëmbimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre. Ata u rrëmbyen më 14 qershor të këtij viti.

(Kosova Sot Online)