Ja sa milionë euro i ndanë Qeveria e Kosovës për tekstet dhe materialet mësimore

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 17:00
Ja sa milionë euro i ndanë Qeveria e Kosovës për tekstet dhe materialet mësimore

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje në mënyrë elektronike duke marrë vendim për ndarjen e 6 milionë e 323 mijë e 380 euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1 deri 5  dhe 6 milionë e 617 mijë e 340 euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1 deri 9, ka njoftuar se sot Zyra për Media e Kryeministrisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në total vlera e mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës kap shumën e 13 milionë eurove.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)