Dugolli: Faton Klinaku duhet të japë dorëheqje

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 17:25
Dugolli: Faton Klinaku duhet të japë dorëheqje

Për deklaratën e Faton Klinakut për kryeministrin Kurti, ka folur deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Klinaku do duhej të jepte dorëheqje dhe të kërkonte falje.

Dugolli tha se beson që ka veteran që nuk pajtohen me Klinakun dhe se nuk janë përfaqësuar nga ai.

“Ajo deklaratë nuk i bën nder as atij as veteranëve”

“Veteranët të kërkojnë urgjentisht dorëheqjen e tij sepse derisa ai ende mendon që e ka thënë gjënë e duhur, e bën edhe më komplekse situatën”, tha Dugolli.

Ai tha se Klinaku nuk duhet të merret me deklarata politike.

(Kosova Sot Online)