Sylejman Zeka ka nevojë për ndihmën tuaj

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 17:52
Sylejman Zeka ka nevojë për ndihmën tuaj

Për të grumbulluar mjetet financiare që i nevojiten profesorit ferizajas Sylejman Zeka për t’u shëruar në Turqi, familjarë e qytetarë të Ferizajt janë vënë në aksion, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zeka vuan nga Leukemia Akute dhe deri më tani familjarët kanë shpenzuar afër 100 mijë euro, derisa për shërimin e tij nevojiten 210 mijë euro.

Njerëzit e vullnetit të mirë që dëshirojnë të ndihmojnë shërimin e Sylejman Zekës, mund ta bëjnë këtë përmes llogarisë bankare me të dhënat e mëposhtme.

Llogaria bankare në emrin e motrës së tij:

RABIJE ZEKA, ID: 1174634293, Adresa: Fshati i Vjeter-Ferizaj

Raiffaisen Bank

SËIFT Code: RBKOXKPR

Xhirollogaria:1504001006894605

IBAN: XK051504001006894605

Gjithashtu edhe përmes Gofoundme.

(Kosova Sot Online)