Në Prizren sekuestohet kokainë në vlerë rreth 7 mijë euro

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 20:00
Në Prizren sekuestohet kokainë në vlerë rreth 7 mijë euro

Në Prizren ka bërë kontrollin e shtëpive të disa personave të dyshuar, Njësia e antidrogës në Prizren duke zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, “hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet”, njofton policia.

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:

“Të holla kesh 1140 Euro dhe 40 Franga zvicerane, një (1) DVR @LHUA, një (1) shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zezë llojit DELL, dyzet e pesë (45) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram, tri (3) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram, një (1) peshore digjitale, një (1) qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram, dy (2) telefona mobil dhe një (1) automjet  Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas policisë pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për Kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë euro.

Pasi janë ndërmarr këto veprime policore me vendim të prokurorit kujdestar dy persona të dyshuar  janë ndaluar për 48 orë.

(Kosova Sot Online)