Policia u gjeti 82 qese me marihuanë, arrestohen dy persona në Viti

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 09:34
Policia u gjeti 82 qese me marihuanë, arrestohen dy persona në Viti

Policia e Kosovës sot në pikë të kontrollit në rrugën ,,Dëshmorët e kombit’’ në Viti ka ndalur një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar për kontrolle rutinore, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë: 82 qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, 1 peshore digjitale, 1 pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’ 205 euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe 3 telefon celularë”, thuhet në njoftim.

Për rastin janë njoftuar njësitet antidrogë të cilët do të merren me hetimin e këtij rasti.

(Kosova Sot Online)