Ndërmarrja Trepça: Gjatë mesnatës u sulmua me granatë dore Kryesuesi i Bordit Bahri Hyseni

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 11:21
Ndërmarrja Trepça: Gjatë mesnatës u sulmua me granatë dore Kryesuesi i Bordit Bahri Hyseni

Kryesuesit të bordit të Trepçës, Bahri Hyseni, mbrëmë i është hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërmarrja “Trepça”, ka treguar se për këtë incident është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Ndërsa, kanë theksuar se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale nga ky shpërthim.

“Ndermarrja Trepça Sh.a njoftonë se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me grantë dore Kryesusi i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Trepça Sh.A z.Bahri Hyseni. Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u merrë me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)