Kryesuesit të bordit të Trepçës i janë dëmtuar dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 11:30
Kryesuesit të bordit të Trepçës i janë dëmtuar dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Ilmi Prekazi, e ka konfirmuar sulmin me mjet shpërthyes ndaj kryesuesit të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni, përcjell “Kosova Sot Online”.

Prekazi ka treguar se në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se ku ka ndodhur shpërthimi është vërejtur se dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë ishin dëmtuar.

“Rreth orës 07:43, të ditës së sotme një ankues ka njoftuar policinë se dy automjete pronë e tij ishin dëmtuar. Njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vërejtur se dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë ishin dëmtuar dyshohet nga një mjet shpërthyes. Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha Prekazi.

(Kosova Sot Online)