Shkuarja e mërgimtarëve, bien kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 11:54
Shkuarja e mërgimtarëve, bien kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 09:26) 30 minuta nevojitet për të lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar te Dheu i Bardhë, ndërsa kolona është deri në 60 metra, përcjell “Kosova Sot Online”.

Edhe në pikë kalimin në Merdar pritjet për të dalë nga Kosova janë 30 minuta.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata.

(Kosova Sot Online)