Zëdhënësi i AAK’së i reagon Bashës: A erdhën gruri e vaji, llogaridhënies nuk mund t’i ikni!

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 12:06
Zëdhënësi i AAK’së i reagon Bashës: A erdhën gruri e vaji, llogaridhënies nuk mund t’i ikni!

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i ka reaguar deputetit të VV-s, Dimal Basha, i cili përfshiu edhe kreun e AAK-së në deklaratën e Faton Klinakut të OVL UÇK-së për “vrasjen e Albin Kurtit”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Përcillni narrativën që po e krijojnë! ▪️Ramushi e përsërit çdo ditë se Albin Kurti është njeri i Serbisë! ▪️Faton Klinaku thotë që është në gjendje me vra Albin Kurtin, nëse rasisht i vie puna me lëshu Kosovën! ▪️Sami Lushtaku thotë edhe mendoj si Klinaku, ma mirë me vra Albinin se me lëshu Kosovën!”, ka shkruar Basha.

Për këtë ka reaguar Xhemaili, i cili i parashtroi disa pyetje.

Statusi i plotë:

Dimal Basha, i kam disa pyetje:

– A erdh gruri dhe vaji? A po vazhdon trafiku me narkotikët? Të kujt janë ekstazitë LV, Serbisë apo të ndonjë shteti tjetër? Si është puna në KEK dhe me ambasadorin Berisha, apo jeni nxënë duke e luftu gjyqësorin dhe kundërshtarët politikë?

Llogaridhënies nuk mund t’i ikni!

(Kosova Sot Online)