Sekretarja e Francës për Evropë s’e takoi veç Donika Gërvallën, a po eshpërfaq i Forumi në Slloveni zolimin e Kosovës?

  • S.A /
  • 31 August 2023 - 12:13
Sekretarja e Francës për Evropë s’e takoi veç Donika Gërvallën, a po eshpërfaq i Forumi në Slloveni zolimin e Kosovës?

Veprimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me katër komunat veriore të vendit përveç irritimit të raporteve me aleatët, kanë rezultuar edhe me sanksione që 27 shtetet anëtare të BE-së i kanë vendosur Kosovës, përfshirë masa ekonomike dhe politike. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka deklaruar se këto masa po e dëmtojnë Kosovën në aspektin financiar, ndërkohë me kufizimet ndërkombëtare për takime e vizita të nivelit të lartë është përballur në Bled të Sllovenisë edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Në faqen e saj zyrtare në platformën “X” dhe në atë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përgjatë pjesëmarrjes në këtë Forum në Slloveni, janë shënuar dy momente, ai i pritjes nga kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon dhe paneli ku ishte ftuar të flasë edhe kryediplomatja kosovare.

Shefja e diplomacisë kosovare s’është takuar as nga Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane e Francës, Laurence Boone.

Se Boone nuk e ka në agjendë një takim me Gërvallën ishte paralajmëruar edhe në një komunikatë të MPJ-së së Francës,ku tregohej për agjendën gjatë pjesëmarrjes së saj në Forumin Strategjik të Bledit më 28 dhe 29 gusht.

Ndërkohë që të gjithë pjesëmarrësit e tjerë pothuajse kanë takuar dikë përgjatë qëndrimit në Bled të Sllovenisë.

Siç është thënë edhe në komunikatë, Boone ka takuar kryediplomatin maqedonas, Bujar Osmanin, ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic dhe kryediplomatin e Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakovic.

Boone ka takuar edhe zv.ministren për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, edhe përkundër që në komunikatën e agjendës, Fino nuk ishte në planet e diplomates franceze.

 “Me këtë rast ajo do të diskutojë edhe me disa përfaqësues të vendeve të ndryshme të ftuar në Forumin Strategjik: z. Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, z.Elmedin Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Mehmet Kemal Bozay, Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, znj. Mariya Gabriel, Zëvendës Kryeministre dhe Ministre për Punët e Jashtme të Bullgarisë, z. Ivica Daçiq, Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë. . Zonja Boone do të shkëmbejë me ta për çështje evropiane dhe të sigurisë, veçanërisht për zgjerimin e Bashkimit Evropian në shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe për luftën në Ukrainë”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Francës.

Komunikata e MPJ-së Franceze

Gjithashtu Boone në Bled të Sllovenisë në agjendë ka pasur dhe takim me emisarin sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, për të  treguar mbështetje për ndërmjetësimin evropian dhe nevojën për përparim konkret në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në masat e BE-së që Qeverisë së Kosovës i ishin kumtuar qysh më 28 qershor, përfshihej mosftesa e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimi i vizitave bilaterale, përveç atyre që ndërlidhen me adresimin e  krizës në veri në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian

Kryediplomati maqedonas, Bujar Osmani, në platformën “X” ka njoftuar për një numër takimesh që ka zhvilluar përgjatë qëndrimit në Bled të Sllovenisë.

Takime ka zhvilluar edhe ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili përveç Boone ka takuar edhe Sekretarin Parlamentar të Shtetit gjerman në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Niels Annen

Takime në Bled të Sllovenisë ka zhvilluar edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic. Siç njofton faqja zyrtar e MPJ-së së Serbisë, Dacic përveç Boone, ka takuar edhe emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, dhe përfaqësuesin e lartë të Atlantic Council për Evropë, Jorn Fleck.

(Kosova Sot Online )