Vuçiq flet për idetë për zgjidhjen e problemeve që Serbia ka me Kosovën

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 12:53
Vuçiq flet për idetë për zgjidhjen e problemeve që Serbia ka me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “ka shumë ide, vetëm zgjidhjet po mbarojnë”, duke iu përgjigjur pyetjes se a ka ndonjë ide të re për situatën në Kosovë në takimin e djeshëm me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Vuçiq ka theksuar se ka frikë se do të jetë e vështirë të gjendet një zgjidhje.

“Mund të ulemi për dhjetë orë. Kam frikë se do të jetë e vështirë të gjesh zgjidhje kur flet me njerëz që nuk janë në kërkim të zgjidhjes, kur flet me njerëz nga Prishtina që kërkojnë arsye për konfliktet dhe sulmin ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës”, tha Vuçiq, gjatë një turneu në Rashkë.

(Kosova Sot Online)