Nitaj: Ata që se kuptojnë sa serioz është paralajmërimi i presidentit francez për rrezikun e rishikimit të vizave, kanë telashe me mendjen e tyre

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 13:46
Nitaj: Ata që se kuptojnë sa serioz është paralajmërimi i presidentit francez për rrezikun e rishikimit të vizave, kanë telashe me mendjen e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se paralajmërimet e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për rrezikun e rishikimit të vizave janë serioze dhe si të tilla duhet të merren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nitaj ka thënë se ata që nuk e kuptojnë seriozitetin e këtyre paralajmërimeve, kanë probleme serioze me mendjen e tyre.

“Ata që nuk e kuptojnë sa serioz mund të jetë paralajmërimi i presidentit Macron për rrezikun e rishikimit të vizave, nëse tregohemi të papërgjegjshëm në zbarimin e obligimeve që kemi marrë, e kanë një problem serioz në mendjen e tyre!.

Kërcënimet nuk bëjnë punë, veç mind të kenë efekt të kundërt!”, ka thënë Nitaj.

(Kosova Sot Online)