Arrestohet 29-vjeçari që me vete kishte 21.3 kilogramë eksploziv

  • a.[ /
  • 31 August 2023 - 14:12
Arrestohet 29-vjeçari që me vete kishte 21.3 kilogramë eksploziv

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagrancë një 29-vjeçar në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”, i cili me vete kishte dy çanta me rreth 21.3 kilogramë eksploviz, të montuara për shpërthim në distancë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dy çantat u gjetën në afërsi të veturës së të dyshuarit, ku në afërsi të atij vendi u gjet edhe një veturë që brenda kishte 3 bidonë me lëndë djegëse.

Ndërsa në kërkim janë shpallur 2 bashkëpunëtorët e tij, me të cilët i arrestuari dyshohet se do të kryente ngjarjen kriminale, me lëndë plasëse.

Së bashku me të arrestuarin edhe njëri nga të shpallurit në kërkim janë të dyshuar edhe për rrëmbimin e tre personave, në Sarandë me 9 prill të këtij viti.

(Kosova Sot Online)