Hashash mes pemëve me fruta, arrestohet 52-vjeçari, u kap duke u kujdesur për bimët narkotike

  • E.K /
  • 31 August 2023 - 14:47
Hashash mes pemëve me fruta, arrestohet 52-vjeçari, u kap duke u kujdesur për bimët narkotike

Një 52-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi kultivonte lëndë narkotike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bimët ishin kultivuar në mes të disa pemëve frutore, në tokën në pronësi të tij, në fshatin ku banonte.

Ai është kapur duke u kujdesur për bimët.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor anticannabis i koduar “Kafaraj”.

Kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në mes të tokës së mbjellë me pemë frutore, kapet në flagrancë teksa kujdesej për bimët, dhe arrestohet 52-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në fshatra dhe në terrene malore të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kafaraj”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi G. T., 52 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, Fier.

52-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, që i kishte kultivuar në mes të disa pemëve frutore, në tokën në pronësi të tij, në fshatin ku banonte.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)