Ndalohet edhe një i dyshuar pas vrasjes dhe plagosjet në 'Bon Vivant'

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 16:30
Ndalohet edhe një i dyshuar pas vrasjes dhe plagosjet në 'Bon Vivant'

Lidhur me vrasjen dhe plagosjet në lokalin “Bon Vivant”, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndaluar një person me inicialet N.Ll, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, i ka thënë se ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

“Ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka urdheruar ndalimin e presonit me inicialet N.Ll., per shkak te dyshimit te kryerjes se vepres penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, sipas KPRK-se, lidhur me rastin e ndodhur ne “Bon Vivant””, ka thënë Ulaj.

Ndryshe, më 4 gusht të këtij viti, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” ishin plagosur 21 persona. Një prej tyre s’kishte arritur t’ju mbijetonte plagëve dhe kishte vdekur.

(Kosova Sot Online)