Zbulohet arsyeja pse Gjuriq u takua me Cholletin

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 17:00
Zbulohet arsyeja pse Gjuriq u takua me Cholletin

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka bërë një publikim në Twitter, ku ka bërë të ditur se është takuar me këshilltarin e Departamenti të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tutje, kryediplomati i Serbisë në Amerikë ka thënë se vendi i tij “është një partner i besueshëm i SHBA-në”.

“Serbia është një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një numër çështjesh strategjike jo vetëm në fjalë, por edhe në vepra”, ka shkruar në Twitter ai.

“Ne duam që bashkëpunimi të jetë edhe më i mirë në të ardhmen, dhe jemi të etur që të punojmë në këtë këto ishin mesazhet nga pala serbe që pata kënaqësinë që t’ia përçoj këshilltarit Derek Chollet, i cili i shoqëruar nga kolegë të tij, vizitoi Ambasadën Serbe afër Shtëpisë së Bardhë”, ka njoftuar Gjuriq.

(Kosova Sot Online)