Jep dorëheqje prokurori i njohur nga Kosova

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 17:22
Jep dorëheqje prokurori i njohur nga Kosova

Nga pozita e tij, ka dhënë sot dorëheqje prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Taulant Atashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dorëheqja e tij është miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e 233-të të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Arsyeja e dorëheqjes nga pozita e tij, Atashi ka thënë se është për çështje familjare dhe nuk ka ndonjë arsye tjetër.

“Përkushtimi ndaj familjes dhe vazhdimi i shkollimit të djalit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë arsyeja e vetme që tërhiqem nga pozita e prokurorit”, thuhet në aktin e dorëheqjes së prokurorit.

Ndryshe, Taulant Atashi më 13 qershor të vitit 2022 ishte dekretuar prokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë.

(Kosova Sot Online)