Kjo komunë e Kosovës siguron transport falas për të gjithë nxënësit

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 18:29
Kjo komunë e Kosovës siguron transport falas për të gjithë nxënësit

Transport falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës dhe për ata që vijojnë mësimet në shkollë të mesme në Dragash, do të sigurojë komuna e Dragashit që drejtohet nga Bexhet Xheladini, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Administratës, Vetim Ramadani, duke treguar në detaje për të gjitha relacionet mes fshatrave të Dragashit.

Ramadani ka thënë se kjo është “dhurata e shtatorit” dhe një premtim që Xheladini e ka mbajtur.

“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari Bexhet Xheladini realizon edhe një premtim, duke siguruar transport pa pagesë”, ka shkruar Ramadani.

(Kosova Sot Online)