Për vjedhje të energjisë elektrike biznesmeni Ridvan Muharremi ishte deklaruar i pafajshëm

  • A.P /
  • 31 August 2023 - 18:55
Për vjedhje të energjisë elektrike biznesmeni Ridvan Muharremi ishte deklaruar i pafajshëm

Në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, biznesmeni i akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike, Ridvan Muharremi nuk e kishte pranuar fajësinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ishte deklaruar i pafajshëm se ka dëmtuar KEDS-in 2 mijë e 473 euro.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, nga gjyqtari i kësaj çështje penale jemi informuar se i pandehuri R.M nuk e ka pranuar fajësinë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatën Themelore të Prishtinë.

(Kosova Sot Online)